Aktualitet

Ngjarje tronditëse në zonën e Krujës! Nëna hedh fëmijën e porsalindur në lumin Tapizë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Krujës. Nëna ka hedhur fëmijën e sapo lindur në lumin Tapizë.

Hetimet kanë ngritur dyshime se gruaja në fjalë ka vrarë fëmijën dhe e ka futur në një qese ku dhe e ka hedhur në lumë.

Policia është përballur me një dëshmi shokuese nga Leta Koçi nga fshati Tapizë i Krujës e cila lindi në banesë fëmijën e saj të 6-të, por ndryshe nga 5 fëmijët e tjerë, këtë foshnje e reja e futi në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin Tapizë.

Ngjarja e rëndë raportohet nga policia pas arrestimit të 42-vjeçares, me dyshimin se ajo e ka vrarë foshnjën pasi e ka lindur. Nëna e 3 vajzave dhe dy djemve ku më i madhi është 20 vjeç, dëshmon për efektivët se ajo ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pajetë.

Hetimet mësojnë se askush nuk e dinte për shtatzëninë e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë.

Ngjarja është mësuar pasi Leta ka shkuar në një spital në Tiranë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe më pas është zbuluar se ajo ka kryer një lindje.

Për këtë shtatzëni 42-vjeçarja nuk është ndjekur me mjek në zonën ku banon dhe nuk ka një kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës.

Dyshimet paraprake për këtë krim makabër janë gjendja ekonomike dhe diferenca e madhe me fëmijët e tjerë, por nuk përjashtohet mundësia e një traume postpartum.

Linku:Top Channel

Burimi i fotos:https://www.google.com/search