Dua Lipa ka nisur të thyejë rekorde me albumin e saj të tretë “Radical Optimism” ende pa e publikuar.
Rekordi lidhet me koncertin promovues të këtij albumi në Pula të Kroacisë më 9 Qershor. U deshën vetëm 10 minuta që gati 20 mijë biletat e vëna në dispozicion, sa është edhe kapaciteti i Pula Arena, të shiten të gjitha.
Në varësi të pamjes dhe vendit, biletat kishin një çmim nga 79 deri në 490 Euro.
Koncerti është pjesë e turit promovues të albumit nëpër Europë, që nis më 5 Qershor në Berlin.
“Radical Optimism” publikohet më 3 Maj dhe ka 11 këngë.
Foto: https://www.instagram.com/dualipa/