ShowBiz

A do të rikthehet me Romeon? Heidi shuan kureshtjen për ndjekësit

Heidi ka qenë e ftuar në emisionin e improvizuar të Erjolës brenda Big Brother Vip. Modelja është pyetur rreth romancave në tërësi në shtëpinë vip dhe specifikisht për mundësinë e një pajtimi me Romeon.

‘Është një ndjesi shumë e fortë të përjetosh një romancë në BBV, ka vështirësitë e veta. Deri diku një lidhje edhe mund të të pengojë, është një thikë me 2 presa. Nëse për shembull ti po bën një lidhje për lojë dhe ti nuk e ndjen një person gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe mund të të marrë situata për keq.

A mendon se romanca do triumfojë përballë vështirësisë?

Heidi u përgjigj kështu:

Unë mendoj që këtu brenda nuk do të pajtohemi. Këtu nuk arrihet të kuptohet kjo gjë dhe thjesht do rrënonim njëri-tjetrin më tepër. Nëse do të pajtoheshim, fillimisht duhet të bëjmë një hap prapa dhe duhet të fillojmë të kuptohemi. Duhet të fillojmë të kuptohemi sepse secili prej nesh ka atë krenarinë e vetë.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/heidibaci/