ShowBiz

‘Më ke vjedhur gjumin’! Batuta dhe flirt mes Albanos e Baby G

Albano dhe Baby G e kanë kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e njëri- tjetrit deri në orët e vona.

Aktori duket se nuk i ka shpëtuar tundimit për të ngacmuar një vajzë simpatike si Baby.

Teksa të gjithë fermerët kanë rënë për të fjetur, Albano dhe Baby G kanë bërë muhabet deri vonë.

Aktori i është afruar krevatit të Baby G, për t’i uruar asaj natën e mirë duke i puthur dorën.

Ky gjest i tij ka sjellë të qeshura dhe afrimitet mes tyre.

Përveç kësaj Albano i rrëfen Baby G se ajo është arsyeja pse ai nuk mund të flej.

Më ke vjedhur gjumin i tha ndër të tjera Albano. A do ketë diçka më shumë se flirt mes tyre mbetet për tu parë.

Linku: https://www.instagram.com/p/C5AVS3FoBn8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanobogdo2020/