Pallati Mbretëror për shkak të marrëdhënies me Harryn ka kaluar momente të vështira. Së fundmi gjendja shëndetësore e Kate dhe Charles e ka bërë akoma më delikate situatën.
Harry flitet se do të rikthehet në MB. Të gjithë kanë kuriozitet të dinë nëse vëllezërit do të takohen. Burime dhe analistë pranë tyre e shikojnë si të mundshme një gjë të tillë për shumë arsye.
Princi Harry nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shohë Princin William dhe Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në MB në maj thonë burime pranë tyre.
Duka i Sussex pritet të vizitojë Anglinë në maj për 10-vjetorin e Lojërave Invictus. Takimi i Harry-t me babanë e tij është disi i pritshëm, por nëse ai do ta shohë vëllain e tij mes betejës së vazhdueshme me kancerin e Kate, mbetet për t’u parë.
Autori mbretëror Tom Quinn thotë se Duka nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të takohet me vëllain e tij pasi çdo justifikim që ai bën për të mos e bërë këtë do t’i sjellë atij vetëm kritika.
“Me përjashtim të një shqetësimi të madh, Harry me siguri do të kthehet në MB për lojërat Invictus në maj – është fëmija i tij”, tha Tom për The Mirror.
“Nëse ai vendos të mos vijë, do të duhen disa shpjegime, sepse të gjithë do të supozojnë se kjo është sepse ai nuk dëshiron të takohet me të vëllain,’’ shtoi ai.
Linku: https://www.geo.tv/latest/538083-real-reason-prince-harry-has-to-see-prince-william-king-charles-on-uk-visit
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/meghan.markle.official