ShowBiz

Nga spitali Dea Mishel njofton ndjekësit për gjendjen e saj shëndetësore

Dea Mishel nëpërmjet një postimi në rrjete sociale na tregoi se ka kaluar një periudhë aspak të lehtë shëndetësore. Pa zbuluar shumë detaje Dea zbuloi se i është nënshtruar një ndrërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur shumë.

Fatmirësisht gjendja e saj është mirë. Të shumta kanë qenë personazhet që i kanë uruar shërim të shpejtë Deas nga ky rrugëtim jo i lehtë.

‘Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.
Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.

Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.
Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimist dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!’

Linku: https://www.instagram.com/p/C5gfnqxt2BH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/deamichellee/