Politiko raporton se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshkroi “rrezikun” e aplikacionit dhe tha se një ndalim i BE-së nuk ishte përjashtuar.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen la të kuptohet se ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian është një opsion, gjatë një debati këtë mbrëmje në Mastriht, ku paraqiten kandidatët kryesorë të partive për zgjedhjet e bllokut të vitit 2024.
“Nuk përjashtohet,” tha von der Leyen, pasi moderatori iu referua Shteteve të Bashkuara, ku TikTok përballet me një ndalim kombëtar nëse nuk shitet nga pronari i tij, ByteDance. Ajo menjëherë shtoi se Komisioni ishte “institucioni i parë në mbarë botën që ndaloi TikTok në telefonat tanë të korporatave”.
“Ne e dimë saktësisht rrezikun e TikTok.”
TikTok aktualisht po hetohet nga BE-ja për shkelje të mundshme të ligjit, duke përfshirë një skemë për të përdorur kupona dhuratash për të shpërblyer përdoruesit për shikimin e videove – gjë që mund të bie në kundërshtim me një ndalim të veçorive që synojnë të rrisin varësinë e përdorimit të aplikacioneve nga fëmijët.
Linku: https://9to5mac.com/2024/04/30/tiktok-could-be-banned-in-europe/
Burimi i fotos:pexele.com