ShowBiz

E vogla e tyre ka një ëngjëll mbrojtës, Sara Gjordeni bën rrëfimin prekës para ndjekësve

Sara Gjordeni pritet të bekohet me ardhjen në jetë të një vajze. Ajo dhe Bardhi mezi po e presin këtë moment.

Dyshja janë super aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme.

Së fundmi Sara ka prekur me postimin e saj. Ajo ka treguar se përveç Bardhit është dhe dikush tjetër që i rri shumë pranë në mbrojtje të voglës së tyre.

Që prej ditës që jam shtatzënë më ndjekin fluturat e bardha kudo. I shohim në mure, rroba, brenda në makinë… Zemra më thotë se është vëllai im i cili vjen të më kujtojmë se e ruan ende motrën e vogël dhe mbesën e tij”- shkruan Sara.

Linku: https://www.instagram.com/saragjordeni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/saragjordeni/