Getoar Selimi një nga emrat ikonë të botës së muzikës e kryesisht të zhanerit të rrepit sot feston ditëlindjen.
Këngëtari ka pasur një rrugëtim të gjatë dhe të spikatur ku sukseset në karrierën e tij janë të shumta.
Në këtë ditë speciale për të Marina ka ardhur me disa fjalë zemre që çdo partner do të dëshironte t’i dëgjonte.
“Sytë e mi ende ndizen sa herë që takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë. Gëzuar ditëlindjen, zemër. Je burri dhe babai më i mirë. Të dua!“-shkruan ajo.
Maraina dhe Geti janë prindër të një vajze Marget e cila erdhi në jetë nga një histori e bukur dashurie si e tyre.
Linku:https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/marina_vjollca/