ShowBiz

Si në filma! Jori Delli rrëfen historinë e njohjes me Fred de Palma

Jori Delli ka qenë e ftuar në “Pushime on Top”, modelja bukuroshe tregoi se nuk i ka pasur kurrë qejf të famshmit, aq më tepër këngëtarët, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”.

Ajo rrëfeu historinë e njohjes me Fred dhe nuk është aspak siç mund ta kishim imagjinuar.

Historia e njohjes nisi 7 vjet më parë, kur Jori, e shoqëruar nga i dashuri i saj, u përball për herë të parë me Frederico-n, në një club, në Torinë, por ai, në atë moment u soll keq: “Në një moment, unë po ecja vetëm dhe ai pyeti ‘kush është ajo?’ Bënte edhe si garip. Pronari i tha është e dashura e shokut tim. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…. Të nesërmen i kërkon edhe falje të dashurit tim.”

Më pas Jori zbuloi se ai i ka shkruar në Instagram por modelja i është përgjigjur keq. Pas disa vitesh një mikeshë e ka ftuar të bëhej pjesë e një videoklipi dhe Jori e zbuloi në momentin e fundit se bëhej fjalë për Frede por dyshja ishin të lidhur dhe gjithçka ishte shumë profesionale.

Historia e tyre duket si histori filmash por nuk ka mbaruar me kaq. Fred duket se i shkruante vazhdimisht Jorit por modelja vendosi ti përgjigjej në një periudhë që ishte single dhe nuk ishte shumë mirë. Jori në atë moment tregoi se kishte pasur përshtypje të gabuar pasi njohu një Fred tjetër.

“Më shkruan në Instagram, edhe pse unë nuk u kthej asnjëherë përgjigje. Kisha neveri për këta të famshmit, sidomos këngëtarët. Po isha e mërzitur atë kohë. Filluam të flisnim dhe zbulova një anë tjetër të tij që më pëlqeu. Fred de Palma është personazh, po Federico është njeri tjetër…” – tha bukuroshja duke theksuar edhe një herë se janë shumë të dashuruar dhe shkojnë shumë mirë bashkë.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=cPWYtmPkELQ

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CwQb2ClITKG/?img_index=1