ShowBiz

Angelina Jolie i kërkon paqe Brad Pitt për seancat gjyqësore

Angelina Jolie tashmë ka kërkuar nëpërmjet avokatit të saj që ish-bashkëshorti Brad Pitt të përfundojë të gjitha proceset gjyqësore duke hequr dorë nga ana ligjore në lidhje me kantinë e tyre të verës. 

Pitt e ka krijuar këtë proces gjyqësor pasi Jolie shiti pjesën e saj të Château Miraval për 67 milionë dollarë në tetor 2021. Ai shtoi se shitja e kantinës shkoi kundër një marrëveshjeje që ata kishin.  

Në zhvillimin më të fundit, Jolie ka kërkuar zyrtarisht që Pitt të shpjegojë komunikimet e treta që ai ka pas incidentit të fluturimit në 2016 që çoi në divorcin e tyre.  

Sipas People avokati i Jolie, Paul Murphy, lëshoi një deklaratë që i referohet propozimit të bërë nga Pitt që ti blej aksionet e Jolie. 

“Ata veprime janë qëndrore për këto procedura,” shtoi Murphy, duke thënë, “Ne nuk jemi të çuditur që Z. Pitt ka frikë të dorëzojë dokumentet që tregojnë këto fakte.” 

Sipas avokatëve të Pitt-it në një paraqitje të fundit gjyqësore, ekipi i Jolie-s po kërkon të  trajtojnë “çështje të ndjeshme” dhe përfshijnë disa nga “këshilltarët më të besueshëm të tij. 

People ka kontaktuar me përfaqësuesit e aktorit më të njohur Brad Pitt për të komentuar ngjarjen, por nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Një person i afërt i tij tha se “trajtimi i tij i thotë të gjitha”. 

Linku: https://people.com/angelina-jolie-asks-brad-pitt-end-the-fighting-drop-ëinery-laësuit-8679562 

Burimi i fotos: Instagram