ShowBiz

Cindy Marina merr urimin e këndshëm për ditëlindje nga Jozefina Topalli

Cindy prej kohësh është në një lidhje dashurie me Genar Topallin, djalin e Jozefina Topallit.

Sot, Cindy feston ditëlindjen e 26 dhe një urim nga vjehrra nuk ka munguar, publikisht.

“Gëzuar ditëlindjen Cindy”, shkruan Jozefina duke e shoqëruar me një trëndafil të kuq urimin e saj.

Edhe më herët dyshja kanë treguar se kanë një raport shumë të mirë së bashku.

Në daljet e saj modelja është shprehur se Topalli është një vjehrrë shumë e mirë dhe raporti i tyre është super i këndshëm.

Linku:https://www.instagram.com/stories/topallijozefina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/cindymarinaa/