Blendi Fefziu ka qenë i ftuar së fundmi në Pushime On Top ku ka zbuluar një nga aksidentet e tij të fundit duke bërë xhirimet. Ai ka lënduar krahun nga një aventurë e re e tij.
Ai tregon se ka qenë në një motor duke bërë xhirime në një Park Kombëtar në Shqipëri. Motori i doli jashtë kontrollit kështu që është detyruar të hidhet para, në mënyrë që të parandalojë më të keqen.
“Është një aksident në ngjitje duke bërë xhirime, e kam dhe të filmuar madje. Kur mbarova më thanë ta bëjmë dhe një se me dron del shumë bukur, por doli me pasoja. Isha në në Park Kombëtar në Shqipëri, po bëja një xhiro me motor me katër rrota pata një problem dhe u hodha vetë, se motori po ecte mbrapsh. Për fat isha me kaskë dhe veshjen e duhur për ta përballuar”, tregon ai.
Fevziu thotë se lëndimi në krah e pengon të kryejë aktivitete të ndryshme, pasi është i detyruar të mos e lëvizë.
“Është një problem që do më marri gjysmën e kësaj vere, nuk është se më dhanë një zgjidhje të dytë. Sidomos kur shoh detin… unë që notoja një orë e gjysmë. Nuk mund ta lëviz krahun, tani detyrohem të shoh tjetër që notojnë”, shtoi moderatori.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=HMbdsGu0ATg
Buroimi i fotos:https://www.instagram.com/blendifevziu/