Për familjen mbretërore sfidat me shëndetin mendor kanë qenë kryefjala duke e bërë këtë vit një nga vitet më të vështira në historinë e fundit të monarkisë.
Mbretin Charles dhe princesha Kate që aktualisht po ndjekin trajtim për kancer duket se lidhja e tyre tashmë ka pësuar një shëndrrim pozitiv duke u kthyer në “kontakt më të ngushtë” gjatë kësaj periudhe të vështirë sipas Katie Nicholl.
Megjithatë sikurse të gjitha familjet fakti se ata ndajnë lidhje të ngushtë nuk do të thotë që raportet e tyre të mos krisen.
Ekspertja Katie Nicholl ka zbuluar se kur Princi William dhe Kate bënë një gabim gjatë një ngjarjeje shumë të rëndësishme mbretërore saqë mbreti u ndje i “i irrituar” dhe tepër nervoz ndaj çiftit.
Ajo zbuloi gabimin dhe reagimin e Mbretit në një episod të podcast-it të Vanity Fair’s Dynasty.
Veprimi i gabuar ndodhi në kurorzimin e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla një nga ditët më historike për monarkinë në dekada.
“Kuptoj ata ishin vonuar në kurorzim çka shkaktoi irritim te mbreti pasi të gjithë e dimë që ai urren vonësat dhe nuk i pëlqen të presi” shprehet ekspertja.
“Ishte një moment i rëndësishëm për ta që të ishin aty si familje.”
Nicholl gjithashtu zbuloi se familja kishte ndjerë presion gjatë cermonisë ku Princi George luajti një rol të dalluar për gjyshin e tij Mbretit Charles.
“Ata duken më mbretërore se kurrë, por duke i njohur nga afër mund të shikoja gjithashtu sa nën presion ishin. “
Linku: https://www.mirror.co.uk/news/royals/king-charles-irritated-over-prince-33273920?int_source=nba
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/theroyalfamily/