Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj Instagram ka ndarë disa momente gjatë xhirimeve të reklamës që ajo po bën së fundmi për “Porsche”.
Nga fotot e ndryshme kuptuam se sa shumë po e shijon ajo këtë bashkëpunim duke ndarë shumë momente nga prapaskenat e realizimit të reklamës.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin disa momente që nuk ishin parë ndonjëherë nga Dua Lipa.
Diva e muzikës shfaqet një moment me barkun e rrumbullakosur duke befasur të gjithë ndjekësit e saj. Që në momentin e parë të gjithë menduan për një shtatzëni por jo pasi ai moment ishte pjesë e skenarit të reklamës.
E pyetur nga njerëzit ylli i muzikës vendosi ti përgjigjet:“Shumë tacos”.
Me këtë përgjigje, Dua Lipa tregoi se shkaku ishte ushqimin dhe jo aludimet për një shtatzëni.
Linku: https://www.instagram.com/p/C92cSfHMFFC/?igsh=MTFycmw0cjk1NnUzMw==
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C9W7wfPM94S/?igsh=MW1lM21ha2tnYTc3Yg==