Katie Price është paralajmëruar se vëzhguesi i falimentit të saj do të monitorojë me kujdes të gjitha planifikimet e saj për fitimin e parave edhe pse në këtë moment ajo po përgatitet që të fluturojë jashtë shtetit.
Ish-modelja e famshme e glamourit 46 vjeçare është shpallur e falimentuar dhe ka humbur pronën e saj prej 2 milionë paundësh.
Megjithatë e gjithë kjo gjë duket se ka ndikuar shumë pak në stilin e saj të shtrenjtë të jetesës pasi ajo po fiton mjaftueshëm para nga disa aktivitete të ndryshme.
Ylli i OnlyFans sapo ka publikuar librin “This Is Me” i cili është botuar në një gazetë dhe vetëm nga botimi ajo mund të sigurojë një shumë të madhe parash.
Katie ka gjithashtu podcastin “The Katie Price Show” një gamë veshjesh me JYY, dhe është gati të nisë pushimet e saj të pesta të vitit.
Gjithashtu ajo ka zgjedhur tashmë një udhëtim luksoz në ski, një pushim në qytetin Dublin dhe një ekskursion në Aiya Napa në Qipro me të dashurin e saj, JJ Slater.
Në podcastin e saj të fundit me motrën Sophie “The Katie Price Show”, Katie zbuloi se tani është e gatshme të fluturojë me djalin e saj të madh, Harvey 22 vjeç.
Duke mbajtur të fshehtë destinacionin, Katie i tha Sophie: “Zoti Harvey Price vjen të premten.
Linku: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/29481829/katie-price-warning-over-double-bankruptcy-fifth-holiday/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C8XduiQNBCb/?igsh=MXI2NmdiMno5eHN6eg==