Në prag të ndarjes u raportua se, Jennifer Lopez dhe, Ben Affleck nuk angazhuan avokatë e tyre për divorcin e tyre por i besuan menaxherëve të biznesit për të zgjidhur detajet.
Ata nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që procesi i ndarjes të ecë ngadalë. Madje shkalla e moskomunikimit ishte aq e madhe sa që ata nuk kanë folur as në telefon përgjatë kësaj kohe tregon burimi.
Një informator i tha TMZ se çifti ka punuar përmes ndërmjetësve për të shitur vilën e tyre luksoze në Beverly Hills që e kishin blerë bashkë në vitin 2023.
Nga ana tjetër burimet zbuluan se arsyeja pse, Ben Affleck është transferuar në shtëpinë e tij të re në Los Angeles është afrimiteti më shumë me, Jennifer Garner dhe fëmijët e tyre për të bërë më të lehtë bashkë-prindërimin.
“Ka qenë një periudhë e vështirë për të por ai vazhdon të mbajë mirëqenien dhe ta konsiderojë familjen e tij një prioritet” i tha ai ET.
Linku: https://www.tmz.com/2024/08/05/jennifer-lopez-ben-affleck-not-talking-divorce-moving-slowly/
Burimi i fotos:Instagram