Travel

Familjet janë duke kursyer për pushimet e tyre në DisneyLand për shkak të një ”mashtrimi”

Një udhëtim në Disneyland Paris është në listën e dëshirave të shumë familjeve edhe pse me vlera shumë të larta. Ndryshe nga të tjerët britanikët kanë gjetur një mënyrë “mashtrimi”për të kursyer. 

Ata po përdorin një mashtrim të lehtë për të kursyer 20 për qind nga paketat e hotelit dhe biletave duke kursyer qindra paund në proces. 

Duke u regjistruar në Disney Plus i cili është një shërbim transmetimi që ofron Disney, Pixar, Marvel, Star Wars dhe më shumë  përdorues mund të aktivizojnë zbritjen që mund të përdoret deri në fund të Shtatorit. 

Një adhuruese e Disney-t që ka përfituar nga kjo ofertë, Bernie Whitehead ka vendosur të kursyei 400 £ për udhëtimin e saj në Shtator. 

“Unë e rezervova në Prill të këtij viti biletën për veten, bashkëshortin tim dhe vajzën për një pushim tre ditor në Shtator ” i tha ajo Sun Travel. 

“Ne paguam 2,262 £ për hotelin, biletat dhe për parkun si dhe për shtesat siç është dhe mëngjesi çdo ditë dhe një darkë speciale me personazhet.” 

Ndërsa, Claire Reeve gjithashtu ka përfituar nga oferta dhe ishte e kënaqur që kurseu gati 600 £ . 

“Rezervova një paketë në hotelin Sequoia Lodge për ditëlindjen e 21-të të vajzës sime dhe shpenzova 2,499 £ për udhëtimin,” tha ajo. 

Për të përfituar nga zbritja duhet të jeni të kyçur në llogarinë tuaj të Disney Plus gjatë procesit të pagesës dhe zbritja do të aplikohet automatikisht sipas The Sun Travel. 

Linku: https://www.thesun.co.uk/travel/29637727/disneyland-disney-plus-discount-holidays-families/ 

Burimi i fotos:pexels.com