ShowBiz

Xhesika konfirmon ndarjen nga Denisi

Xhesika nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar ndarjen nga Denisi. Kujtojmë se dyshja u rikthyen pas një krize mes tyre gjatë qëndrimit në Love Island.

Më pëlqen të shkruaj, më pëlqen të shprehem dhe ka kaluar shumë kohë që  nuk e kam bërë.
Tashmë e dini, unë jam një vajzë e thjeshtë, më pëlqen të qesh më pëlqen të këndoj, më pëlqen të bëj shaka, dhe të jetoj me gjëra të thjeshta, por të vërteta, nuk di, nuk dua, dhe nuk mund të shtirem.
Dua, jetoj, qesh dhe qaj gjithmonë me zemër, dhe për këtë do të jem gjithmone krenare, megjithëse jemi në nje botë ku tani të tregosh veten pa filtra dhe pa maska është bërë një anomali, por unë kështu jam, krenare për vertetësinë time.
Kjo është një kohë e vështirë, për mua shumë e dhimbshme.
Historia ime fillon nga larg, e hedhur në një botë kaq të çuditshme dhe të vështirë për t’u menaxhuar, për këtë arsye mora kohë në heshtje, duke rrezikuar të mungoj në respekt ndaj atyre
Në këtë rrugëtim, kam kërkuar të filloj nga zero, nga ato themele të ndërtuara me kalimin e kohës, të njejtat që mendoja se do më bënin të pathyeshme.
Për këtë arsye, është kaq e vështirë për t’u pranuar, dhe për t’u ndarë, sidomos kur e do dikë pa kushte dhe kthehesh të besosh ne një të ardhme të rëndësishme.
E vështirë për t’u kuptuar, kur e kupton se asgjë nuk ka mjaftua dhe ndoshta nuk do të mjaftojë kurrë.
Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që më keni dhenë, edhe kur më paralajmëruat se po bëja zgjedhjen e gabuar.
Kishit të drejtë.
Ju dua, Xhesi

Linku: https://www.instagram.com/its_xhesikaelezi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/its_xhesikaelezi/