ShowBiz

Anëtari i BTS, Suga kërkon falje për incidentin e drejtimit të skuterit nën ndikimin e alkoolit

Këngëtari, Suga anëtari i grupit BTS bëri një deklaratë të mërkurën pas raportimeve në media për hetimin nga policia për drejtimin e një skuter elektrik nën ndikimin e alkoolit.

“U kërkoj falje të gjithëve që u dëmtuan nga veprimet e mia të pakujdesshme dhe të gabuara,” tha Suga. “Do të sigurohem që diçka e tillë të mos ndodhi më.” 

Suga tha se kishte pirë gjatë darkës dhe vendosi të përdorte skuterin për të shkuar në shtëpi pasi restoranti ishte afër vendbanimin e tij. Këngëtari tha se ra në tokë ndërsa po parkonte skuterin përpara apartamentit të tij. Gjatë atij momenti një oficer policie që ishte në afërsi iu afrua dhe kjo bëri që, Suga të kalonte një test të gjendjes së alkoolit. 

Licenca e tij e drejtimit u tërhoq për shkeljen e Ligjit të Trafikut Rrugor dhe mori një gjobë nën 200,000 won (rreth 145.36 dollarë). 

“Nuk kishte dëme dhe prona nuk u dëmtua. Por e di që nuk ka justifikim dhe ky është krejtësisht faji im,” shtoi ai. 

Agjencia e Sugës, BigHit Music gjithashtu lëshoi një letër kërkesë ndjese duke deklaruar se Suga kishte veshur një helmet dhe kishte udhëtuar rreth 500 metra me një skuter elektrik ndërsa kthehej në shtëpi pas pirjes së alkoolit. 

“Ne gjithashtu kërkojmë falje në emër të artistit për krijimin e një trazire ndonëse ai po shërben në vend si një agjent i shërbimit social,” shtoi agjencia në deklaratë.  

“Ai do të përballet me pasojat e duhura për veprimet e tij nga vendi i punës si agjent i shërbimit social.” 

Megjithëse, Suga është duke shërbyer në shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak pasi statusi i tij është agjent i shërbimit social ai nuk do të ndëshkohet sipas ligjit ushtarak ndryshe nga ushtarët e zakonshëm që mund të burgosen në një burg ushtarak për të njëjtën lloj shkeljeje. 

Linku: https://koreajoongangdaily.joins.com/news/2024-08-07/national/socialAffairs/There-is-no-excuse-BTS-member-Suga-apologizes-for-drunkdriving-incident/2107827 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsHX4w_PI5q/?img_index=3