Këngëtarja e dashur nga të gjithë, Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Pushime on Top” i drejtuar nga moderatori, Eni Shehu. Ajo është pyetur në lidhje karrierën e saj dhe më pas me jetën sentimentale. Ronela Hajati vendosi ti përgjigjej pa hezitim të gjitha pyetjeve të drejtuar nga moderatori. Ajo tregoi se si 80% e estradës më përpara e ka ngacmuar, por që për të ka qenë normale.
Pjesë nga intervista.
-Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë?
”Njerëz jemi. Po më ka ndodhur.”
– Jo ajo historia që dimë të gjithë, na trego një tjetër.
” Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare sa kam nisur këto koncertet e para absolutisht që më kanë ngacmuar rreth 80% e estradës. Edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit”.
-Ndonjë lidhje me Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?
”Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh paska të vështirë këtë rënien në dashuri në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur spo ecën shumë kupton”.
Nga përgjigjet e këngëtares arrim të kuptojmë dëshirën e madhë që ajo ka për të rënë në dashuri por faktori që e pengon sipas saj është mosha.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=oqFoUuBnLvY
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C9YaxGyIKsB/?img_index=1