ShowBiz

Më kërkoi se*s, Dea Vieri bën deklaratën e fortë

Dea Vieri një personazh i lakuar jo pak herë në mediat rozë së fundmi ajo ka tronditur me rrëfimin e saj ndjekësit. Dea ka rrëfyer një ngacmim që i është bërë në moshën 17 vjeçare. Në panel u diskutua për ngacmimet seksuale ku kjo e fundit u shpreh.

Ajo tregoi se kur ka qenë 17 vjeçe ka marrë ngacmimin e parë seksual.Dea shprehet se shkoi në një takim pune dhe pronari i lokalit i kërkoi troç ‘seks’. Ajo shtoi se nuk e ka denoncuar rastin në fjalë dhe madje nuk i ka treguar as nënës së saj që të mos e shqetësonte.

“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi.

Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: “Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks të shpejtë”.

Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondita. Nuk kisha pasur ndonjëherë përballje të tilla. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. ‘Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp’.

Ai u revoltua shumë, nuk donte t’ia dinte fare se isha edhe minorene. Nuk bëra asnjëherë denoncim dhe me thënë të drejtën këtë histori nuk ia kam thënë as nënës sime se nuk doja t’a bëja merak. Vajzat shqiptare po përdhunohen dhe me zor po shkojnë t’a raportojnë. Vajzat shqiptare po vriten dhe ke komentet ‘ka bërë diçka që e ka vrarë’.

Nëse shkoj e raportoj, fillojnë ‘po ti shiko si vishet ajo, si del ajo, normal ça pret kjo’. Është pak e vështirë dhe do shumë guxim të shkosh të denoncosh dhe sa i fuqishëm është shteti jonë që të na mbrojë”, përfundoi Dea.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=8p07ycnxeNY

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/dea.vieri/