ShowBiz

Albano Bogdo vjen ndryshe tek ndjekësit

Aktori Albano Bogdo shpesh herë është komentuar për natyrën e tij pa ffiltra dhe fjalorin eksplicit. Së fundmi aktori ka njoftuar rikthimin në ekran dhe përballë publikut sa nuk e pëlqejnë dhe e duan për natyrën e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Albano shprehet:

“Përshëndetje, unë jam Albano Bogdo. Për të gjithë ju që kujtoni se më njihni, duhet ta dini se momentalisht realiteti në të cilin jetojmë, nuk më ofron asnjë motivim sepse unë në këtë realitet nuk kam as punë, as shtëpi, as jetë sociale.

Nuk kam as kartë identiteti, as kartë personaliteti, as lekë. Në këtë realitet nuk di ku të shkoj dhe nuk dua të shkoj asgjëkundi. Nuk kam as gjini, nuk kam as aftësi të veçanta, as të përgjithshme.

Nuk më argëton asnjë lloj spektakli apo filmi. Nuk kam asgjë dhe nuk kam dëshirë për asgjë. E vetmja gjë që kam janë këto.”

Artisti do të rikthehet në Ekranin e Vizion Plus.

Linku:https://www.instagram.com/p/DAqaXVlsy3P/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DAqaXVlsy3P/