ShowBiz

Arbanën apo Ledionin, Ilir Shaqiri vendoset para zgjedhjes së vështirë

Ilir Shaqiri po punon me projektin  Yjet Shqiptarë të Diasporës i cili do të vijë së shpejti në Top Channel.

Në daljen e tij të fundit Iliri foli rreth projekteve profesionaleve por nuk iu ka shpëtuar pyetjeve pikante.

Në një moment të dytë ai u vendos në pozitë të vështirë për të zgjedhur mes Ledionit dhe Arbanës.

“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”

Linku: Canape

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=lES3RoBSB88