ShowBiz

A është ngacmuar nga djemtë e Për’Puthen, ja si përgjigjet Megi Pojani

Megi Pojani prej kohësh është drejtuese e programit të Për’Puthen. Ndjekësit dhe jo vetëm janë kurioz të dinë se si është raporti i Megit me konkurrentët e kryesisht meshkujt.

A e ka ngacmuar ndonjë prej djemve Megin?

Moderatorja ka treguar se ka ndodhur por ajo ka e ka superuar me shumë diplomaci. Po ashtu Megi tregoi se ka një raport të ftohtë me ta sepse kjo është më mirë për zhvillimin e tyre në program.

‘Ka ndodhur. Domethënë e thonë por nuk i merr askush seriozisht. Unë jam më antipatikja në “Për’puthen”. Unë jam moderatorja më antipatike. Me atë si nisen ata drejt meje dhe me atë çfarë i pret, është një zhgënjim shumë i madh. Kur nis “Për’puthen”, edhe sezonin e kaluar por edhe këtë sezon, konkurrentët e rinj vijnë tek unë për të marrë një informacion ‘si isha?’.

Unë jam dhe shumë agresive në program dhe ata pyesin ‘çfarë gabimi bëra? Si mund t’a rregulloj?’. Dhe unë u them vetëm kaq “më zhgënjeve shumë sot, pres më shumë. Nuk dua të krijoj raport më të afërt me konkurrentët. Dua ti lë të lire, të ndihen shumë rehat kur flasin me mua. Nuk dua që të kenë komplekse apo të tremben.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=oaALQXAyGDw

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=oaALQXAyGDw