ShowBiz

Nuk është podcast, Arbana Osmani zbulon më shumë rreth projektit që do ta rikthejë në ekran

Arbana Osmani ka ngjallur kuriozitet tek ndjekësit për rikthimin në ekran. Kohët e fundit ajo u përfol për rikthimin me një Podcast por këto aludime i ka hedhur poshtë vetë moderatorja.

Arbana zbuloi për Oxygen se do të rikthehet me një program që do të bëjë bashkë të gjithë eksperiencat e saj në një program të vetëm.

‘Po. Mund të më shohësh në televizion, në telefon, në frigorifer do të të dal, te soba do të të dal, do të më shohësh ku të kesh qejf ti.

Arbana mohoi se do të rikthehet me një Podcast.

Po përpiqem të bëj diçka që s’kam bërë më përpara duke bërë gjithçka që kam bërë më përpara. Pak ‘Big Brother’, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001 Pse’, pak muzikë, ‘Top Fest’. Unë kam pasur fatin të bëj një gamë të gjerë programesh, te të gjitha ka nga pak unë, nga pak Arbana,’ u shpreh moderatorja në emisionin “Oxygen”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=mxFPZQoXZeQ

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arbanao/