Jonida Vokshi pak ditë më parë humbi të atin. Këto ditë kanë të vështira për të dhe familjen e saj. Moderatorja nuk u shfaq as në skenën e Big Brother për të moderuar pasi kishte nevojë për kohë për të marrë veten nga kjo humbje e rëndë. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale krahas një kujtimi shumë të bukur së bashku ajo prekur zemrat e ndjekësve me dedikimin e saj.
“Një pjesë e shpirtit tim është pranë teje tashmë, ma more me vete bush, pika ime e dobët ti!
Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me kujtimet tona të bukura dhe të tilla ne kemi pambarimisht. Dhembje e papërshkrueshme, nuk e di si do ja bëj pa ty, që të kisha kudo me vete, askund pa të marrë.
Dhemb shpirti sa nuk e di si po mundem t’i shkruaj këto fjalë mes lotësh. Por të premtoj se do ta kthej në forcë për ty se kështu do doje ti. Se kështu më ke mësuar ti.
Jam e bekuar që jam gjaku yt. Jam e bekuar që tashmë kam ëngjellin mbrojtës më të mirë në qiell.Të dua shpirti im, përjetë bushi im”.
Linku:https://www.instagram.com/p/DB4kD-Ls0kz/?img_index=1
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DB4kD-Ls0kz/?img_index=1