Aktorja e njohur, Michelle Yeoh ka rrëfyer se ndihet e dështuar për shkak se nuk mund të ketë një fëmijë.
Ajo ka treguar se gjithmonë dëshironte të kishte një familje të madhe teksa shtoi që ky ishte dhe qëllimi i martesës së saj të pare me biznesmenin Sir Dickson Poon.
Për këtë problem të sajin ajo tregoi se kishte bërë disa trajtime por të gjitha pa sukses.
“Momenti më i keq i çdo muaji është të kuptosh se je totalisht një dështim” tha ajo për “Ora e gruas” në BBC.
Yeoh, 62 vjeç, fitoi një Oskar vitin e kaluar për “Gjithçka Kudo Gjithçka Përnjëherë” dhe është gjithashtu e njohur për filmat si “Tomorrow Never Dies”, “Crouching Tiger”, “Hidden Dragon” dhe “Crazy Rich Asian”. Ajo do të shihet si Madame Morrible në versionin e ri filmik të Wicked.
Yeoh dhe Poon ishin të martuar nga viti 1988 deri në 1992.
Ajo tha se moslindja e fëmijëve nuk ishte nga mungesa e përpjekjes “unë gjithmonë i kam dashur dhe ende i dua foshnjat” u shpreh Michelle.
E pyetur nga prezantuesja e “Ora e gruas”, se sa kohë iu desh që të pajtohej me faktin se nuk do të mund ta bënte këtë, ajo u përgjigj: “Ndonjëherë, unë ende mendoj për këtë.”
Linku: https://www.bbc.com/news/articles/cx2l4q0d1eqo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DCM6M4xTqlT/