ShowBiz

Pas mesazhit të motrës, Diana largohet nga shtëpia e Big Brother Vip Kosovës

Diana ka vendosur të largohet nga Big Brother Vip pas hyrjes së motrës së saj.

Ajo e njoftoi se i ati është sëmurë por kjo nuk ishte shumë e besueshme pasi opinionistët mendojnë se familjarët duan ta largojnë pasi nuk janë dakord me lidhjen e saj.

“Unë sot do ju lë, do dal nga shtëpija. Babi nuk është mirë dhe unë s’kam çfarë bëj tjetër përveç se t’i bashkohem familjes,” tha Diana.

Largimi i saj ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe Arionin me të cilin së fundmi kishte krijuar një lidhje. Ai e përcolli të dashurën e saj mes lotësh dhe shumë përqafimesh.

“Do më mungosh shumë,” i tha ai.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/