A duhet të mbyllet TikToku? Kjo është një nga temat më të nxehta në media së fundmi pas deklaratës që bëri Edi Rama për të marrë masa ndaj tij nga filtrat deri tek një vendim drastik nëse është e nevojshme siç është mbyllja e platformës në vendin tonë.
Në panelin e emisionit të Ylli Rakipit ka qenë i ftuar eksperti i kësaj fushe Aldor Nini së bashku me Andi Bushati, Neritan Sejamini, Toni Gogu, Sokol Bregu.
Drejtori i Acromax ka ardhur me fakte ekskluzive rreth temës së mbylljes së TikTok në Shqipëri.
TikTok është cilësuar si platformë që përcjell përmbajtje vulgare por deklarata me fakte që prezanton Nini dëshmon të kundërtën dhe problemi qëndron tek personat që kanë interes për përmbajtje të tilla dhe jo tek platforma.
‘Nuk është vulgariteti që e bën platformën e suksesshme është interesi, fatkeqësisht nëse neve na shfaqen informacione vulgare kjo tregon se ky është interesi ynë. Këtë gjë e indentifikon algoritmi dhe algoritmi i TikTok është shumë i sofistikuar. Ai ka qenë i pari në treg që ka realizuar ndjeshëm ‘konsumimin’ e videove me një kohëzgjatje shumë më të gjatë në rrjete sociale se sa YouTube dhe Facebook, Instagram. Kujtohemi se TikTok ka qenë aplikacioni i parë që ka mundësuar që të shikohen video vetëm me lëvizjen e një gishti. Platformat e kanë kopjuar por nuk janë aty ku është TikTok sot. Kjo është arsyeja pse TikToku në këto vite ka avancuar’- tha Nini.
Të shumta janë diskutimet që janë ngritur se TikTok i lejon pamjet e dhunshme dhe polatformat e tjera si YouTube kanë filtra më të sofistikuar në këtë drejtim. Por sipas eksperit të këtyre plartformave Aldor Ninit ndodh kjo gjë me platformat për sa i përket dhunës.
‘YouTube e lejon përmbajtjen me dhunë në Amerikë nëse është në kontekstin gazetaresk. TikToku i mbyll materialet në bazë të legjislacionit të shteteve të caktuara. YouTube i mbyll sipas konceptit amerikan. Shteti shqiptar duhet të bëjë një ligj ose udhëzim dhe ai duhet të lëshohet nga një autoritet shtetëror për të rregulluar këtë sektor. Në Shqipëri nuk ekziston një ligj që e njeh TikTok-un si operator mediatik ndërsa bota e ka një të tillë. Be ka një direktivë në të cilën ka rregulluar rregullat për platformat e mëdha. Hynë në këtë kategori kur ata marrin më shumë se dhjetë përqind të audiencës në Be.’
Çfarë ndodh me përmbajtjet e TikTok që vijnë nga persona që mund të ndodhen në ambjetet e burgjeve apo personave që sjellin kontent vulgar dhe të papërshtatshëm sipas drejtorit të Acromax.
‘Ata identifikohen nga platforma pa kaluar 24 h dhe bllokohen. Në tremujorshin e dytë të vitit 2024 janë bllokuar 14 mijë video shqiptare brenda 24h në mënyrë automatike duke iu referuar ku janë dhe çfarë flasin kur kanë përmbajtje të papërshtatshme.’
Aldori ka ardhur me fakte konkrete rreth TikTok dhe profileve të rreme që gjenerojnë informcione të ndryshme. Çfarë ndodh me këto raste në vendin tonë dhe pse nuk ka një zgjidhje të caktuar Nini e shpjegon me rast konkret.
‘Një specialist IT ka thënë se i është hapur një profil fallso në TikTok dhe kanë përdorur videot e tij. Pas një ore ka publikuar që e kam raportuar tek AMA e cila ka thënë se së shpejti do të hiqet por kjo nuk ka ndodhur. AMA ka hapur një shërbim ku mund të mbushesh një formular për të ndermjetësuar komunikimin me TikTok-un por me sa duket ka rezultuar jo efektiv -tha Aldori.’
Si mund të krijojë vendi ynë një rregullore funksionale të ngjashme me vendet e BE dhe SHBA, eksperti Nini shprehet kështu:
‘Përgjigjia e graduar zbatohet në SHBA dhe BE në në vendin tonë nuk e njohim. TikTok qeveri ka kanale dhe nëse nuk iu përmbaheni kërkesave tona brenda kaq orëve ne do të vijojmë me gjobë, paralajmërim për mbyllje dhe në fund mbyllje. Por kjo gjë duhet të bëhet me një rregullore nga qeveria. Në BE gjoba shkon deri në 6 përqind të xhiros vjetore’.
Në diskutime e sipër Nini ka theksuar një problematikë tjetër në të cilën tregon se platforma ka një vetërregullim të përmirësuar nga viti në vit por fokusi mbetet tek përqindja e vogël e përmbajtjeve që nuk janë fshirë.
‘Ka një problematikë tjetër se ne shikojmë vetëm videot e rrezikshme shqiptare që nuk janë bllokuar por unë kam të dhëna nga 72 përqind vitin e kaluar në 91 përqind të videove të rrëzikshme shqiptare të tremujorit të këtij viti TikToku i ka kapur dhe mbyllur sepse ai ka vendosur filtra vetë pa raportim. Filtrat janë kur pamjet indetifikohen nëse ka nuditet apo jo, seksualitet apo jo, fjalët kalojnë në tekst dhe përkthehen. Në bazë të kësaj dhe Inteligjencës Artificiale kjo është bërë e mundur.
Për sa i përket të ardhurave në TikTok Nini u shpreh se nga territori i Shqipërisë nuk gjenerohen të ardhura por fitohen nga shtete e tjera.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ARggDh-Vh1w
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aldornini/