Digital Nomad Festival bën bashkë ekspertë digjital nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë përvojat e tyre, me të rinjtë të cilët janë të interesuar për punën në distancë. Një ndër ta ka qenë Andreas Wilhelm Gerdes është një sipërmarrës gjerman, nomad dixhital i cili ka sjellë eksperiencën e tij si një shkëmbim përvojash interesante në këtë nismë të veçantë.
‘Digital Nomad Festival’ erdhi në vendin tonë vite më parë. Eventi filloi si një aktivitet tre ditor i organizuar nga bashkia e Tiranës tashmë sa vjen dhe zgjerohet. Ky event është kthyer në një traditë vjetore në Tiranë ku këtë vit qëndron i hapur për të pestën ditë rradhazi.
Duke filluar nga data 18 nëntor deri me 22 nëntor eventi i ka pasur të hapura dyert për çdo individ që është i interesuar për të punuar në distancë ose siç i quajmë ndryshe nomandë digjital si dhe për të shkëmbyer eksperienca digjitale me ekspertë të sofistikuar.
Andreas Wilhelm Gerdes është një person shumë i hapur dhe shumë i gatshëm për t’ju dhënë këshilla të çmuara, jo vetëm për pyetjet që lidhen me programin , por edhe për rritjen personale dhe profesionale. Mentorimi i Andreas fokusohet për të na bërë të kuptojmë se ne mund të bëjmë atë që duam duke pasur liri nga stili i jetesës me orare 9 me 5.
Teknologjia po ofron mundësi të shumta për të rinjtë, të cilët kanë pasionin por dhe aftësitë, që në të ardhmen u shërbejnë për një profesion që ka treg të hapur pune. Vitet e fundit vendi ynë ka tërhequr nomadët digjital, pikërisht për vëmendjen që po i kushton teknologjisë.
Ky event zvillohet në ambjentet e Piramidës së Tiranës e cila është trasformuar në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballakan, do tu japë mundësi mijëra të rinjve për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim e shumë të tjera.
Digital Nomad Festival sjell ture, përvoja unike dhe një ceremoni të paharrueshme për një rrugëtim premtues për të ardhmen.
Sipas ekspertit Andreas programi jo vetëm që mëson se si të bëheni një nomad dixhital ose si të punoni në distancë, por ai shpjegohet dhe mësohet në një mënyrë që e bën mënyrën tuaj të të menduarit të kthehet 360 gradë.
Ai dha një mesazh për të rinjtë se nuk duhet të kemi frikë të afrohen, të bëjnë pyetje kur janë të hutuar, të kërkojmë ndihmë kur është e nevojshme nga persona që kanë formim në eksperiencat që ne synojmë.
Linku:https://www.instagram.com/digitalnomadfestival.tirana/tagged/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/digitalnomadfestival.tirana/tagged/