ShowBiz

Atilla reagon për herë të parë pas takimit me Drenushën

Atilla ka bërë reagimin e parë pas takimit në Big Brother Vip me Drenushën.

Dyshja bënë paqe për të pasur një komunikim më të mirë për hatër të fëmijëve.

Ai ka thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim si prindër që janë.

“Mirë po ndihna. E kemi pritur. Nuk na ka marrë mendja që bëhet kaq publike. Ka qenë e pashmangshme marrëveshja jonë si prind. Më vjen mirë, ju falënderoj juve që e realizuat kaq shpejt”, u shpreh ai.

“Normal që brengoset për fëmijët e vetë. E kam përgatitur pak vajzën që do të ketë kontakt me vajzën, e ka ditur dhe mund të them që e kam parë një lloj lehtësimi te fëmijët. Djali e ka parë”.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=hyFS2GhPqKs

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=hyFS2GhPqKs