ShowBiz

Festë në familje, Marget mori këto urime nga Getoari dhe Marina

Në familjen e Getoarit dhe Marinës ka vend për festë. E vogla e tyre Marget ka festuar ditëlindjen. Në një ditë kaq speciale nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe të afërmit.

Vëmendjen e ka marrë urimi i të atit Getoar Selimi. Krahas një kujtimi në rrjete sociale ai shkruajti.

“Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam ëndërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet”, shkruan ai në “Instagram”.

Marina zgjodhi ta urojë kështu të bijën:

Gëzuar ditëlindjen kuptimi i jetës sime Marget.

Linku: https://www.instagram.com/ghettogeasy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ghettogeasy/