25 nëtori është etiketuar si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fatkeqësisht në vendin tonë dhuna ka pëmasa të frikshme në grupmosha të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit e sidomos tek vajzat dhe gratë.
Fatkeqësisht duket se një pjesë e shoqërisë sonë e ka të vështirë të ecë përpara me emancipim dhe pa dhunë.
Këngëtarja Gigliola Haveriku ka ardhur me një mesazh të fortë. Si një përjetuese e dhunës dikur dhe nënë e një vajze këngëtarja nëpërmjet një video në rrjete sociale ka një mesazh për të gjithë gratë e vajzat që kanë përjetuar dhunë. Duke e cilësuar si një vepër të pajustifikueshme këngëtarja vjen me një thirrje për të gjithë ndjekësit e saj duke iu kërkuar të mos heshtin dhe të mos e justifikojnë një gjë të tillë.
Krahas postimit Gigliola i ka lënë një letër të bijës e cila me siguri kur të rritet do ta kuptojë mesazhin delikat dhe realitetin e hidhur që përcjell tek një audiencë e gjerë që të paktën një herë ka rënë pre e dhunës.
Letër për Isabel!
Ti je ende e vogël dhe nuk di çka ndodh në këtë botë kaq të bukur por edhe të errët e të keqe. Fatmirësisht ti nuk di sa vajza dhe gra flenë me frikë dhe zgjohen me të nxira në mëngjes. Ti nuk di se sa vajza i kanë thënë lamtumirë mamit të tyre se babi apo dikush tjetër vendosi ti marri jetën.
Ti zemra ime nuk di sesi edhe mami jot e ka njohur këtë agresivitet dhe nuk ka ditur as ajo si ta quajë por e ka pranuar. Shumë më vonë e ka kuptuar, dhe ka punuar për këtë gjë dhe është shëruar.
Isi, mami dhe babi do të mundohen të të japin vetëm dashuri dhe do të mundohen që ti kurrë mos ti përjetosh ato dhe nëse kjo një ditë, jashtë kontrollit tim, të ndodhë, dua që ti të vish tek unë apo te babi apo te dikush që të do dhe ta flasësh e mos heshtësh!
Të dua Isabel mio.
Linku: https://www.instagram.com/p/DCz0B_1tRqc/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DCz0B_1tRqc/