ShowBiz

Anisa i shpreh hapur pëlqimin, ja si përgjigjet Driloni

Anisa prej ditës që u fut në Big Brother u shpreh se ka pëlqim për Drilonin. Duke mos e lënë me kaq ajo ka vendosur t’ia shprehë hapur pëlqimin boksierit.

Ajo i thotë se ka pëlqim vërtet për të dhe nuk po e përdor për lojë.

“Nuk dua të krijoj tani lidhje, nuk dua ta bëj puthjen si të tjerët për lojë. Kam familje, kam babanë, nënën, motrën dhe vëllanë që më shohin. Nëse do mund të njihemi jashtë”, i tha ajo.

Driloni është kapur në pabesi nga kjo deklaratë. Ai nuk e ka lënë pa një përgjigjie reagimin e Anisës.

Ai shtoi se nuk dëshiron të ketë marrëdhënie dhe nuk është i fokusuar te femrat.

Kujtojmë se Driloni dhe Sara kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë mes tyre.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/