ShowBiz

U tha që i ka bërë fëmijët me nënë sorrogate, reagon Aurela Hoxha

Aurela Hoxha është nënë e dy fëmijëve. Shpesh modelja është komentuar se fëmijët ka zgjedhur t’i bëjë me nënë surrogate. Aurela shtatzënitë i ka shijuar larg vëmendjes së rrjeteve sociale.

Po çfarë ka për të thënë Aurela për këtë?

Ajo u shpreh se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe disa foto e vërtetojnë më së miri.

“E kam shumë të dëgjuar këtë sepse më vijnë komente pafund. Në fillim mërzitesha shumë të them të vërtetën sepse më akuzonin. Të gjithë e mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë.

Unë për këtë nuk dua të flas shumë, sepse për një gjë që ti nuk ke shumë informacion, nuk dua dhe të keqkuptohem apo të them diçka… Por personalisht unë u mërzita. Nuk i paragjykoj ato që bëjnë këtë zgjedhje, por kur ti bëhesh mama dhe të vijnë komente të tilla, realisht ndihesh keq. Unë jam akoma shumë e ndjeshme”, tha ajo.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=HlYfFVtkmP0

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/hoxha_aurela/