ShowBiz

‘U mbylla në dhomë për tre muaj’, Adelina Ismaili flet për momentet e vështira në karrierë

Adelina ka qenë e ftuar në emisionin e Mira Kazhanit ku zbuloi shumë të pathëna nga karriera e saj sa e vështirë dhe e suksesshme. Këngëtarja tregoi se u përball me sulme brutale për shkak të bindjeve të saj politike dhe mbështetjes për partinë e Ibrahim Rugovës.

Në kulmin e popullaritetit, Adelina u vu në shënjestër, por gjërat morën një kthesë të rëndë kur mësoi se bisedat e saj private po përgojoheshin në mënyrë të paligjshme.

Më pas Adelina tregoi një rast se si të gjitha mediat e sulmonin me shkrime për të. Madje ajo tha se bisedat e saj me familjarët përgjoheshin dhe bëheshin publike në një formë skandaloze.

“Djali që punonte në postë më tregoi, duke më bërë të premtoj se nuk do të flisja kurrë, por tani që ka kaluar ajo kohë, mund të flasim. Ai më tha se bisedat e mia dhe të mamit po përgjoheshin. Një bisedë shumë personale mes meje dhe mamit, që nuk kishte asgjë të pazakontë, u publikua në faqet e një gazete të njohur në Kosovë, tani një nga portalet më të mëdha,” kujtoi Adelina.

Kjo gjë u bë e rëndë psikologjikisht për të sa vendosi të mos shkonte në shkollë për tre muaj.

“Nuk shkova në shkollë, nuk mund t’i shikoja profesorët e mi. U mbylla në dhomë, nuk ngrita perdet për tre muaj. Nëna më sillte ushqimin në dhomë. Ishte një periudhë shumë e rëndë, sepse ndjeva se ishin shkelur të gjitha kufijtë,” tha ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Zw_BujdSy_Y

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=Zw_BujdSy_Y