Parashqevi Simaku është kthyer në një nga emrat më të komentuar të mometit në titujt rozë.
Elton Ilirjani është shprehur se Parashqevi Simaku refuzohet vazhdimisht nga djali i saj për t’u takuar. Eltoni ka zbuluar më shumë detaje nga këngëtarja që prej vitesh ishte larguarnga skena dhe jeta e një artisti.
‘Kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki.
Për herë të parë në jetën time ndihem shumë i trishtuar. Është një situatë shumë komplekse. Ajo donte që të dilte, të shijonte një moment të bukur. Ma kërkoi dhe tha ‘dua të këndoj’. Kishte dëgjuar që shqiptarët kishin folur që ajo nuk e donte Shqipërinë e prandaj dolëm atë ditë dhe tha që ‘dua të ndihem si Hirushja’. Unë bëra çdo gjë sipas kërkesës së saj dhe çdo gjë tjetër. Edhe sot prapë do t’i lutem që të bëjmë çfarë të dojë ajo, por e vetmja gjë që do ajo është të takojë djalin e saj. Kaq. Asgjë tjetër. Nuk i duhen as paratë, as fama, asgjë. Do djalin e saj’.
Linku:https://www.instagram.com/elton.ilirjani/tagged/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/elton.ilirjani/tagged/