ShowBiz

Nga planet për dasmë tek humbja e të atit, Vlashent Sata vjen me një rrëfim pa dorashka

Vlashent Sta dhe Dojana Mema prej kohësh janë në një romancë të bukur dashurie. Dyshja tashm janë prindër të një djali.

Në daljen e tij të fundit Vlashenti ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij private.

Në një moment të intervistës ai foli për humbjen e të atit dhe përjetim e vështirë që pati e ëma.

Mund të them ikja e babit për shkak se po shihja time më që nuk po reagonte, nuk po kthjellohej dhe të thoshte që shiko se babi nuk na ka lënë kur ne kemi qenë të vegjël ose nuk është se nuk ka jetuar, ose ka ikur 50-60 vjeç nga një sëmundje… im atë ka jetuar 83 vjeç gati, pa dy ditë, por ajo që ishte më e dhunshme ishte se unë nuk i kisha motrat, kam dy motra dhe nuk i kisha këtu dhe më vinte keq se nuk i bëhesha dot krah mamit, ajo ishte e pangushëllueshme.

Ime më është një person me një forcë jete, humori dhe dëshire për të qenë pozitive, njerëzit që e njohin dhe ata që më njohin mua, këtë pjesën pozitive e kam marrë nga ajo kështu që është shumë e vështirë të shohësh një person që është gjithmonë pozitiv dhe të jep zemër ty dhe gjithë farefisit, ta shohësh që aty është bërë një copë letër e mbledhur, delikate, e hollë dhe e lehtë sa ta marrë era. Kjo është shumë e vështirë.

A do të kemi një dasmë nga Dojna dhe Vlashenti tani që djali i tyre po rritet?

Vlashenti tregoi se nuk e kanë prioritet por nëse do të kishin mundësi do ta bënin në fshat.

‘Nuk e di, nuk e ndiej të nevojshme. Ndoshta mund ta bëjmë një festë, jam i sigurt që një festë do ta bëjmë, kur të kemi ndonjë shtëpi në fshat ose ndonjë vend të madh, të kemi një tavolinë 200 vendëshe.’

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=lrXWAAaWOo0

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/vlashentsata/