Kryetari i një qyteti të vogël në Italinë jugore ka lëshuar një deklaratë të pazakontë: “Të sëmuresh është e ndaluar”.
Banorët e Belcastros në rajonin jugor të Kalabrisë janë “urdhëruar të shmangin kontraktimin e çdo sëmundjeje që kërkon ndihmë mjekësore, veçanërisht një urgjencë”, thuhet në një dekret nga kryebashkiaku Antonio Torchia.
Belcastro, një qytet me rreth 1,300 njerëz nga të cilët gjysma janë të moshuar, ka një qendër shëndetësore që shpesh mbyllet dhe mjekët në gatishmëri nuk janë të disponueshëm gjatë fundjavave, festave ose pas orëve, tha kryebashkiaku.
Mbyllja e qendrave të kujdesit shëndetësor aty pranë dhe fakti që dhoma më e afërt e urgjencës është rreth 45 kilometra larg në qytetin e Catanzaro.
“Ky nuk është thjesht një provokim, urdhëresa është një thirrje për ndihmë, një mënyrë për të hedhur në qendër të vëmendjes një situatë të papranueshme,” tha Torchia për gazetën lokale Corriere della Calabria.
Në dekretin e tij, kryetari i bashkisë u kërkoi njerëzve që të “mos përfshihen në sjellje që mund të jenë të dëmshme dhe të shmangin aksidentet në familje”, “të mos dalin shpesh nga shtëpia, të udhëtojnë apo të ushtrojnë sport dhe të pushojnë pjesën më të madhe të kohës”.
Kryebashkiaku tha se urdhri kishte për qëllim provokimin e autoriteteve rajonale dhe zyrtarëve shëndetësorë për të adresuar çështjet. Urdhëresa do të qëndrojë në fuqi derisa qendra e shëndetit publik të qytetit të jetë e hapur rregullisht, tha kryebashkiaku.
Burimi i artikullit: https://edition.cnn.com/2025/01/09/travel/italy-belcastro-bans-residents-from-illness-intl-hnk/index.html
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-shot-cute-town-manarola-with-colorful-apartment-buildings_9283178.htm#fromView=search&page=1&position=4&uuid=20e3fbe6-0475-4e43-a542-9a96c0a89c2e&new_detail=true