Me fillimin e vitit të ri kanë nisur të zbulohen edhe detajet e para të Eurovizionit 2025.
Pak minuta më parë u zbulua prezantuesja. Roli i rëndësishëm i është besuar prezantueses Michelle Hunziker.
“Michelle Hunziker do të jetë mikpritëse e edicionit 2025 të eventit, i cili do të zhvillohet këtë vit në Bazel të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Eurosong.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike”, me këngën “Zjerm”.
Festivali i Muzikës Evropiane të këtij viti do të mbahet nga 13 deri më 17 maj.
Linku: https://www.tiranapost.al/english/showbiz/michelle-hunziker-do-te-prezantoje-eurovizionin-i536414
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/therealhunzigram/