Luizi dhe Kiara dhe pse prej kohësh janë larguar nga Big Brother vijojnë të kenë vëmendjen e rrjetit dhe dashurinë e tyre.
Këngëtari prej ditësh është arratisur në Maldive së bashku me Kiarën për disa ditë pushimi.
Çifti më IN i momentit ndajnë shpesh copëza nga përditshmëria e tyre me të bijën Luna.
Së fundmi Luizi krahas disa pozave në rrjete sociale është shprehur kështu:
Gruas së mirë shikoji burrin. Apo është e kundërta? Nejse.
Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të cilët i suportojnë me pozitivitet në çdo hap të tyre. Në këtë udhëtim ata kanë qenë vetëm pa të bijën ku kanë festuar ditëlindjen e Kiarës më të lumtur se kurrë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Linku:https://www.instagram.com/itsluizejlli/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/itsluizejlli/