ShowBiz

“Mos më hajde më nga mbrapa” Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Eglit?

Egli dhe Gjesti patën një debat në orët e para të mëngjes, ku Gjesti i kërkonte Eglit që ti jap pak hapsirë dhe mos ti shkoj më nga mbrapa. Egli eshte ndjere shume e fyer nga ky koment i Gjestit duke edhe pse ky i fundit me pas ja ka shpjeguar qe ishte thjesht nje shaka. Egli dhe Gjesti janë ndër personazhet më të komentuara të këtij Big Brother, për raportin që kanë krijuar me njëri tjetrin, që në sytë e publikut eshte pare si një raport jo vetëm miqësor siç ata e kanë treguar. 

Pjesë nga debati mes Gjestit dhe Eglit: 

Gjesti: Unë po të them mos më hajde më nga mbrapa 

Egli: Unë po të them që dola te krevati jot dhe të thashë që hajde flasim pak minuta ktu te krevati jot se po fle Danja. 

Gjesti: Po nuk po më intereson Danja.

Egli: Po të vi unë ty nga mbrapa? O shok unë jam kjo që jam dhe kështu si ja. A po të vijë nga mbrapa? 

Gjesti: Po. 

Egli: Nëse e ke marrë që po të vi unë nga mbrapa. Po ta tregoj që nuk ka për të ndodhur më kurrë. A e di si ftohesh me sekonda Gjest ti nuk e ke idenë, idenë nuk e ke. 

Gjesti: Pse çfarë bën ti? 

Egli: Ja e shikon nga nesër e mbrapa se çfarë do të bëj.

Gjesti: Pse çfarë bën ti? 

Egli: Vetëm mos mu afro. Më dhe të shikosh a të vi apo nuk të vi nga mbrapa, veç shife vetë më le një javë dhe shife a të vi apo nuk të vi më nga mbrapa. Nuk të llogaris fare je apo jo këtu. 

Gjesti: Pse a mos jemi 5 vite në lidhje ne. e di që sjen se as unë nuk të vi. 

Egli: Atëhere pse po më thua që po të vi nga mbrapa, mos e merr si të ardhur nga mbrapa. 

Gjesti: A erdhe te krevati im? 

Egli: Nëse të është dukur kështu vazhdo, nuk më intereson po nuk ka qënë kjo, kam qënë e shqetsuar për ty, kaq. 

Gjesti: Jam duke bërë shaka. 

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DFKcN3nsCq0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DEpCTIlo8y0/?img_index=1