Dea Mishel nuk i ka lënë pa përgjigje kritikat për mënyrën e saj të të folurit. Një ndjekëse në TikTok e ka komentuar duke e akuzuar se fletë “si amerikane“, por influencerja ka zgjedhur ti kthejë përgjigje me ironi.
“Ça gjuhe e ke emrin e TikTok-ut?” I është përgjigjur Dea, duke vënë në pah kontradiktën e komentueses.
Më tej, ajo e ka ndarë këtë moment edhe në story në instagram, duke shprehur habinë e saj për negativitetin në rrjetet sociale.
“injoranca dhe negativiteti i ndërthurur në TikTok është nivel qesharak. E keni vënë re?” ka shkruar ajo.
Si gjithmonë, Dea nuk ngurron të përballet me komente dhe të mbrojë vetën në mënyrën e saj ironike.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/deamichellee/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DBwuvbatfIj/?img_index=5