Jul Deda ka reguar ashpër ndaj sjelljes së Gjestit ndaj Eglit në “Big Brother Vip”. Sipas tij, sjellja e banorit ka dy shpjegime: ose Gjesti është llastuar dhe po e trajton keq Eglin, duke mos i dhënë rëndësi përpjekjeve të saj për t’u sqaruar ose gjithccka është lojë dhe ai po përgatit një surprizë më të madhe, një propozim për martesë në “Prime”.
“Eglin nuk e kam pëlqyer si lojtare, por nëse ky është rasti i parë, ajo nuk e meriton këtë sjellje,” shprehet aktori. Nëse është skenari i dytë, atëherë gjërat ndryshojnë.
A do të ketë një kthesë dramatike mes cciftit? Mbetet për tu parë në spektakël.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/juldeda/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DFGk0MRtdcZ/