Motra e Gjestit ka qenë e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”.Ajo është pyetur rreth ecurisë së këngëtarit në lojë dhe afrimitetit me Eglin.
A po luan me Eglin i vëllai sipas të motrës?
“Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo.”
Në lidhje me mundësinë e një romance mes Eglit dhe Gjestit, ajo tha:
“Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë, shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.”
Ndër të tjera Blerina tregoi se shpesh dinamikat e lojës dhe fyerjet që i janë bërë Gjestit i kanë prekur.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=MfFjtNZSg2c
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=MfFjtNZSg2c