ShowBiz

Valbona plas “bombën” për Laertin: Ty të ka shkarkuar nusja e Kelly-t nga puna sepse…

Debatet mes Valbonës dhe Laertit nuk kanë të sosur që pas zgjedhjes së Laertit që të darkonte me Olën. Por gjatë debatit të ashpër dhe me tone të larta Valbona ka bërë një akuzë shumë të rëndë për Laertin. Valbona pretendon se Laertin e ka shkarkuar nga puna nusja e Kelly-t për shkak të denigrimeve që Laerti i ka bërë femrave në punë.

Valbona ka treguar se kjo situatë ka ndodhur gjatë kohës që Laeriti ka punuar në radio edhe pse ky i fundit i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza. Valbona nuk ka dashur të jap më shumë detaje për këto akuza që bëri ndaj Laertit dhe se në çfarë vendi ka punuar ai me nusen e Kelly-t. 

Pjesë nga debati mes Valbonës dhe Laertit: 

Valbona: Për çfarë të kanë shkarkuar nga puna ty në te radio? Silat kanë qenë arsyet? 

Laerti: Në radio? 

Valbona: Po, për çfarë të kanë shkarkuar? 

Laerti: Kam punuar në radio unë? 

Valbona: Të kanë shkarkuar për denigrim të femrave, o i paftyrë për këtë arsye, në televizion. 

Laerti: Nuk kam punuar në televizion unë.

Valbona: Të kanë shkarkuar për denigrimin që i ke bërë femrave. Për çfarë të ka shkarkuar nusja e Kelly-t nga puna? Për çfarë? Për cilin motiv? 

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DGfUBAesz0t/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C689jYANk18/?img_index=1