Largimi i G Banit ka ngritur pikpyetje tek një pjesë e ndjekësve se ka qenë një strategji për ta larguar atë nga BBV me pretekstin e të atit. Të gjithëve ndjekësve që kanë një përshtypje të tillë këngëtari ka bërë një reagim sqarues duke mohuar kategorikisht aludimet.
Kanë postu videon me babin në TikTok dhe më është kenaq shpirti tu lexu me qindra urime nga shqiptarë prej te gjitha trevave. Mirëpo kanë komentuar dhe mjaft persona të cilët përveç se perdorin fjalor fyes, kanë guxim dhe flasin për montim, shitje, rrena.
Sqarim:
1 Babi im ka kalu episod, nuk ka qanë në gradë të fundit.
2 Unë nuk pres të më vdesi Baba me lan lojën e Bigut se para familjes nuk vej gja tjetër.
3 Produksioni e ka për detyrë të më lajmërojë në raste emergjence shëndetësore dhe i janë përmbajt detyrimit ligjor dhe moral duke më transmetu dëshirën e familjes për të qenë afer babait tim.
4 Unë nuk jam shit as nuk jam ble.
5 Po të ishte me dal me zarf te zi, do dilja me zarf të zi se nuk më ka hangër për 5 copë, nuk ma ninte edhe për të 6-tin.
6 Dokumentat nga shtrimi i Babit i kam te disponueshme.
Linku:https://www.instagram.com/g.bani_official/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/g.bani_official/