Samanta Karavello është në pritje të ëmbël. Këngëtarja lajmin e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit pak kohë më parë.
Samanta ka prezantuar për herë të parë publikisht edhe partnerin e saj, përmes fotove e çasteve të lumtura, me barkun e rrumbullakosur:
“Ne të tre… Një kapitull i ri po nis… Mezi po pres të të takoj, vogëlush.”
Së fundmi ajo ka zbuluar gjininë e bebit. Këngëtarja është në pritje të një vajze.
Krahas një postimi në rrjete sociale ajo shkruan:
E vogla ime është rrugës.
Linku: https://www.instagram.com/samantaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/samantaofficial/