Dafina Zeqiri ka bërë një reagim të gjatë në story në Instagram pas kritikave të shumta që ka marrë se këndon në koncerte duke qenë shtatzën. Dafina me anë të këtij postimi ka rrëfyer edhe për momentet e vështira që ka kaluar dhe që për të ka qenë muzika që e ka ndihmuar të kaloj luftën me depresionin dhe të përballoj sfidat që e ka përballur jeta.
Dafina Zeqiri: “Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit.
E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde.
Fatkeqësisht, disa njerëz-sidomos disa burra-nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa gjumë. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/?hl=en
Burimi i fotos: https://open.spotify.com/album/0p0KRbJh3WkZGJmgniNccl